You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndërron jetë ish pronari i Embëltorës së famshme "Fontana", Ja kush ishte i ndjeri nga Dobërdolli i Gostivarit

Ndërron jetë ish pronari i Embëltorës së famshme “Fontana”, Ja kush ishte i ndjeri nga Dobërdolli i Gostivarit

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!
(Inna lillahi wa inna ilayhi raji’un!)

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të shokut tim të ngushtë, si vëllait tim të zemrës, Samet Idrizi nga Dobërdolli i Gostivarit, i njohur për ne kumanovarët si pronari i embëltores së famshme “Fontana” në Garnizon.

Sameti ishte njeri i rrallë, shembull i bujarisë, dashamirësisë dhe fisnikërisë njerëzore. Me largimin e tij, nuk humba vetëm një njeri të afërt, por humba një pjesë të vetes sime.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Idrizi, e veçanërisht djemve të tij Muhës dhe Samirit, si dhe të gjithë miqve që e njohën Sametin.
U prehtë në paqe Sameti. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar.
Lutemi që Allahu ta pranojë në mëshirën e Tij të pakufishme dhe ta shpërblejë me Xhenetul Firdeus.

Kjo eshte nje video e te ndjerit para 3 vitesh, kur e mbylli Embeltoren ne Kumanove pas 30 vitesh pune.