You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndërron jetë Hoxha i njohur nga Gostivari

Ndërron jetë Hoxha i njohur nga Gostivari

KA NDËRRUAR JETË HFZ. FEUZI BEQIRI NGA BANJICA, TËRË JETËN IA DEDIKOI FJALËS SË ZOTIT

“Të All-llahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi jonë”

Sot – e mërkurë- ia dorëzoi shpirtin All-llahut xh.sh. Hfz. Feuzi ef. Beqiri nga fshati Banjicë e Poshtme – ish imam në xhaminë e këtij fshati.
Varrimi i rahmetli hoxhës tonë do të jetë sot me namazin e iqindisë në varrezat e fshatit Banjicë e Poshtme.
Në vijim ua sjellim një biografi të shkurtë të hoxhës:

FEUZI BEQIR BEQIRI (1939)
Hfz. Feuzi ef. Beqiri u lind në vitin 1939 në fshatin Banjicë e Poshtme në periferi të Gostivarit. Pas shkollimit fillor, në moshën 16 vjeçare e kreu hifzin te hafiz Kamber Kamberi i cili ishte imam në këtë fshat dhe ishte i shquar për kultivimin e hifzit në rajonin e Gostivarit Më vonë hafiz Feuziu së bashku me disa shokë të tij vazhduan ti ndjekin mësimet e para islame ku fillimisht morën mësime nga lënda e gjuhës arabe (gramatikë) deri në vitin 1959. Pas kësaj pati një ndërprerje për shkak të shërbimit ushtarak deri më 1961. Pas kthimit nga ushtria përsëri vazhdoi mësimet fetare në lëndën e Fikhut, Akaidit si dhe gramatikën arabe deri atëherë kur hafiz Kamberi shpërngulet për në Turqi. Hafiz Feuziu me njohuritë që i fitoi u aftësua për të punuar si imam. Fillimisht me detyrë imami u punësua në fshatin Gradec të Koçanës e më vonë edhe në fshatin Velebordë. Prej vitit 1965-1969 ka qenë në detyrë imami në qytetin e Strugës si ligjërues, mual`lim etj. Ndërsa prej vitit 1970-1975 ka shërbyer si imam si dhe ka kënduar mukabele në fshatin Selokuqi të Dibrës. Në vitin 1987 u punësua si imam në fshatin e lindjes, ku jetoi dhe punoi, duke kontribuar për xhematin dhe fëmijët e këtij fshati