Sot ndërroi jetë mësuesi Gafur Saliu, një veprimtar i shquar i fshatit Çegran, i cili ishte gjithmonë pjesë e çdo pune, nisme dhe lëvizjeje në dobi të vendlindjes së tij.
Mësuesi Gafur Saliu, me nder, përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, shërbeu për më shumë se 40 vjet si mësimdhënës në SHFK „Përparimi“ – Çegran, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.
Ai ishte gjithashtu njëri ndër themeluesit e parë të KF „Arsimi“ – Çegran, duke dhënë kontribut të çmuar edhe në zhvillimin e sportit dhe jetës shoqërore të fshatit.
Në emër të SHFK „Përparimi“ – Çegran, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mësuesin Gafur Saliu, për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite.
Me ndarjen e tij nga jeta, humbëm një mësues të respektuar, një veprimtar të përkushtuar dhe një njeri që i shërbeu me dinjitet vendlindjes së tij.
Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë, t’ia falë gabimet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus, ndërsa familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u dhëntë sabër dhe forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe.
Pushoftë në paqe dhe kujtimi i tij qoftë i përjetshëm!
SHFK „Përparimi“ – Çegran