You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë Mërgimtarja Shqiptare në Gjermani

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë Mërgimtarja Shqiptare në Gjermani

Ndahet nga jeta në Gjermani e reja nga Podujeva, Valbona Hoti

Me pikëllim të thellë, familja Hoti ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Valbona Hotit, e cila ndërroi jetë në Gjermani pas një sëmundjeje të rëndë.

Në njoftimin e familjes thuhet:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Ju njoftojmë se sot halla jonë Valbona Hoti ia dorëzoi shpirtin Krijuesit, pas një sëmundjeje të rëndë. Hallë e dashur, Allahu të pastë mëshiruar e sprovat t’i kompensoftë me shpërblime të panumërta në Xhennetin Firdeus.”

Familjarët bëjnë të ditur se për kohën e varrimit do të njoftojnë më vonë, për shkak të procedurave spitalore në Gjermani dhe organizimit të transportit të trupit të pajetë.