Ndahet nga jeta në moshë të re, Mërgimtarja Shqiptare në Amerike, Semdije Dalipi.
Ndahet nga jeta motra e këngëtarit të mirënjohur nga Kërçova, Artan Jusufi
Me dhimbje të thellë, këngëtari i njohur nga Kërçova, Artan Jusufi, ka njoftuar ndarjen nga jeta të motrës së tij, pas një beteje të rëndë me sëmundjen.
“Motra ime, ma dogje zemrën…
Pa ty, jeta nuk do të jetë më e njëjtë.
Ti luftove me një sëmundje të rëndë që të treti trupin, por nuk ta mposhti dot kurrë shpirtin. Edhe në mes të dhimbjeve, dashuria jote për ne nuk u zbeh asnjëherë. Ti nuk u dorëzove, duke na treguar çdo ditë se çfarë do të thotë të jesh e fortë.
Sot, me sytë plot lot e shpirtin e thyer, ne pajtohemi me caktimin e Allahut. Ai të deshi më shumë dhe të mori pranë vetes, duke të çliruar nga çdo vuajtje e kësaj bote.
U prehsh në paqe, o engjëll. Do të mbetesh përgjithmonë drita e syve tanë.
Vëllai yt, bashkë me Niten, Learin, Diarin, Biken, Burimen dhe Arten, nuk do të të harrojnë kurrë. Dashuria për ty nuk shuhet… vetëm rritet me mungesën tënde.”
Ngushëllime të sinqerta familjes Jusufi për këtë humbje të madhe.
Location:
3026 Hempstead Turnpike
Levittown, NY 11756