You dont have javascript enabled! Please enable it! Ndahet nga jeta në moshë të re Mërgimtari në Amerikë, La pas vetes 2 fëmijë...

Ndahet nga jeta në moshë të re Mërgimtari në Amerikë, La pas vetes 2 fëmijë…

Shoqata “Bijtë e Shqipës” në Philadelphia njofton se, me hidhërim të thellë, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 55-vjeçare të Eduart Cukës më 7 mars 2026, në banesën e tij, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij. Eduarti zhvilloi një betejë të fortë dhe plot kurajo me glioblastomën për gati tre vjet.

Ndarja e tij nga jeta ka lënë në hidhërim të thellë bashkëshorten Juliana, fëmijët Marissa dhe Travis, prindërit Myrteza dhe Yllka, vëllezërit Dashnor, Arsen dhe Andi, motrën Adela, si dhe të gjithë familjarët dhe miqtë e tij.

Homazhet do të mbahen ditën e shtunë, më 14 mars 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, dhe do të pasohen nga ceremonia e funeralit në orën 13:00.

Homazhet dhe funerali do të zhvillohen në adresën:

Kirk & Nice Suburban Chapel & Sunset Memorial Park
333 County Line Rd
Huntingdon Valley, PA 19006

Pas funeralit do të vijojë dreka në orën 14:30, në restorantin:

Buona Via
426 Horsham Rd
Horsham, PA 19044

Shoqata “Bijtë e Shqipës” Philadelphia shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cuka për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur. Shpirti i tij u prehtë në paqe.