Mbrëmë u shënua një natë historike për Qendrën Islame Shqiptare, ku me bujarinë dhe përkrahjen e besimtarëve u arrit të tubohen 1’183’200 CHF. Falënderimi i takon para së gjithash Allahut, i cili e bëri të mundur këtë sukses dhe e vendosi këtë mirësi në zemrat e njerëzve. 🤲
Programin e mbrëmjes e moderoi Berat ef. Ramadani, i cili e udhëhoqi me shumë përkushtim. Në organizim dhe në mbarëvajtjen e programit kontribuan gjithashtu edhe imami i xhamisë Mevludin Zumberi dhe mysafiri i Ramazanit Flamur ef. Kasami, duke ndihmuar në mënyrë të çmuar në drejtimin e mbrëmjes dhe në koordinimin e programit.
Programi u pasurua me pjesëmarrjen e mysafirëve të nderuar:
Ardijan Sejdiu, me ligjëratën e tij,
Egzon Ibrahimi, me lexim të Kuranit dhe ilahive.
Gjithashtu na nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësues nga xhamitë shqiptare në Zvicër:
Nga Xhamia “Uniteti”: kryetari Qamil Bexheti sebashku me hoxhën Irfan Musliu dhe hoxha mysafir per ramazan Abdulfetah ef Shahini.
Nga Xhamia “Drita” – Moudon: kryetari Baci Shemshir si dhe hoxhallarët Emin Mersimi dhe mysafir për Ramazan Ejup ef Xhemaili.
Falënderojmë sinqerisht edhe xhamitë që kontribuan dhe e mbështetën këtë iniciativë, duke treguar edhe një herë frymën e bashkimit dhe solidaritetit në komunitetin tonë.
Po ashtu, Radio Pendimi ishte drejtpërdrejt (live), duke e përcjellë këtë ngjarje të veçantë për shumë dëgjues.
Kjo mbrëmje ishte një dëshmi e bukur e bashkimit, përkushtimit dhe dashamirësisë së komunitetit tonë. Falënderojmë të gjithë kontribuesit, organizatorët dhe pjesëmarrësit që e bënë këtë mbrëmje të paharrueshme.
Allahu i shpërbleftë të gjithë për bujarinë dhe përkrahjen e tyre. 🤲Një falënderim i veçantë i shkon edhe Kryesisë, grupit punues, Forumit të Grave, teologes, imamit, si dhe të gjithë vëllezërve dhe motrave që me përkushtim, sakrificë dhe bashkëpunim kontribuan në realizimin e këtij organizimi kaq madhështor.
#Qendra Islame Shqiptare Renens