You dont have javascript enabled! Please enable it! Nata e Vitit të ri përfundon Keq në GJERMANI, Ja çfarë ka ndodhur...

Nata e Vitit të ri përfundon Keq në GJERMANI, Ja çfarë ka ndodhur…

Gjermani: Dy të vdekur dhe shumë sulme e lëndime gjatë natës së Vitit të Ri. Sulme të shumta edhe ndaj policëve, emergjencës…

Në natën e Vitit të Ri në Gjermani janë shënuar zjarre, trazira dhe aksidente në disa qytete. Qindra njerëz janë arrestuar ndërsa dy 18-vjeçarë vdiqën në aksidente me fishekzjarrë të bëra vetë në shtëpi.

Nata e Vitit të Ri në Berlin nuk ishte aq problematike sa në vitet e kaluara. Por edhe atje policia u sulmua në shumë vende me fishekzjarre dhe raketa. 21 policë janë lënduar pasi u goditën nga fishekzjarrë ose gjatë arrestimeve.

Policia ndaloi përkohësisht qindra të dyshuar. Incidente ndodhën edhe në Hamburg ku kalimtarët dhe personeli i emergjencës u qëllua me fishekzjarre. Deri tani nuk ka të dhëna për lëndime, por autorët e dyshuar janë identifikuar.

Në Leipzig u dogjën kontejnerët e plehrave. Zjarre u raportuan gjatë natës nga disa lande të tjera gjermane. Ka pasur edhe zjarre të kulmeve të shtëpive, makinave…
Megjithatë ngjarja më e rëndë ndodhi në Bielefeld, ky dy 18-vjeçarë humbën jeta nga piroteknika e bërë privatisht në shtëpi në dy vende të ndryshme. Ata pësuan lëndime fatale në fytyrë. Hetimet po vazhdojnë.

Një 23-vjeçar humbi dorën e majtë pranë Rostockut kur shpërtheu një fishekzjarr. Ka dhe lëndime të vogla madje edhe të fëmijëve, por bilanci përfundimtar do të dihet sot…

/Bahri Cani