You dont have javascript enabled! Please enable it! "Mos shkoni më në Gurbet" - Ja sa do të rrien Rrogat në Maqedoni/ Nga muaji Mars 2026...

“Mos shkoni më në Gurbet” – Ja sa do të rrien Rrogat në Maqedoni/ Nga muaji Mars 2026…

A jeni Gati? Ja sa do të rrien Rrogat në Maqedoni/ Nga muaji Mars 2026…

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka njoftuar se paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të pësojë rritje prej rreth 2,000 denarësh në muajin mars të vitit 2026.

Sipas tij, ky hap është pjesë e planit të Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor dhe përkrahjen e punëtorëve me të ardhura më të ulëta.

Durmishi theksoi se Qeveria po punon në harmonizimin e pagës minimale me rritjen e inflacionit dhe kostot e jetesës, me qëllim që punëtorët të ndjejnë realisht përmirësim në buxhetet familjare.

Nga ana tjetër, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vazhdon të qëndrojë në kërkesën e saj që paga minimale të arrijë në 500 euro

Duke theksuar se me rritjen aktuale ajo ende mbetet e pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet bazë mujore.

Aktualisht, paga minimale në vend është 24,379 denarë neto në muaj, ndërsa sindikatat kërkojnë që procesi i harmonizimit të bëhet më dinamik dhe të përfshijë një formulë që pasqyron realisht koston e jetesës dhe inflacionin.