JOQ Albania raporton se Mergim Gashi ka prekur edhe atë që nuk preket: mashtrimin me të shenjtën. Cili është vendi që meriton në këtë jetë një njeri që mashtron dhe luan me besimin e njerëzve?
Një familje shqiptare që jeton në Gjermani ka kontaktuar JOQ Albania duke pretenduar se ka humbur mbi 3 mijë euro pasi pagoi për dy persona për të kryer Umrën. Sipas dokumenteve të dërguara në redaksi, pagesat janë kryer, rezervimet janë bërë dhe gjithçka dukej gati për nisjen drejt Mekës dhe Medinës.
Por udhëtimi nuk u realizua kurrë.
Sipas denoncueses, më pas nisën justifikimet, shtyrjet dhe premtimet për kthimin e parave. Në komunikimet e siguruara nga JOQ shfaqen mesazhe ku premtohet rimbursimi, madje edhe dokumente që paraqiten si konfirmime transferte, por qytetarja pretendon se fondet nuk kanë mbërritur asnjëherë në llogarinë e saj.
Ajo thotë se nuk është e vetmja dhe se ka gjetur persona të tjerë që ankohen për të njëjtin emër. Në redaksi kanë mbërritur mandate pagesash, fatura, dokumente rezervimi dhe komunikime të shumta që lidhen me këtë rast. /JOQ Albania
Personat e permendur ne kete artikull prezumohen si te pafajshem, deri sa nje vendim gjykate nuk e deshmon te kunderten.
Mori qindra euro për në Umre dhe u zhduk…