You dont have javascript enabled! Please enable it! Mijëra nënshkrime kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkollat e Cyrihut

Mijëra nënshkrime kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkollat e Cyrihut

Mijëra nënshkrime kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkollat e Cyrihut
Një peticion kundër ndalimit të përgjithshëm të shamisë islame në shkollat e Kantonit të Cyrihut është dorëzuar zyrtarisht të mërkurën në Walcheplatz, pranë Këshillit Qeveritar të Kantonit të Cyrihut.
Peticionin me titull “Jo ndalimit të përgjithshëm të shamisë në shkollat e Cyrihut – të mbrohen vetëvendosja dhe liria fetare” e dorëzuan organizatorët së bashku me përkrahësit e nismës.
Sipas organizatorëve, mijëra persona kanë nënshkruar peticionin, duke kërkuar mbrojtjen e të drejtave themelore, barazisë së mundësive, lirisë personale dhe lirisë fetare.
Gjatë dorëzimit, pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një ndalimi të përgjithshëm të shamisë në shkollat publike. Organizatorët theksuan se mënyra e veshjes dhe shprehja fetare janë pjesë e së drejtës së individit për vetëvendosje.
Vendimi tash i takon Qeverisë së Kantonit
Dorëzimi i peticionit vjen pasi Këshilli Kantonal i Cyrihut tashmë ka votuar në favor të ndalimit të shamisë. Për këtë arsye, vëmendja tani është përqendruar te Qeveria e Kantonit të Cyrihut dhe mënyra se si do të zbatohet vendimi.
Organizatorët kanë bërë të ditur se do të ndjekin nga afër propozimet konkrete për zbatimin e ndalimit dhe do të vazhdojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e të drejtave themelore në shkollat e Cyrihut.
Nismëtarja e peticionit, Nurgül, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë nënshkruar peticionin, e kanë shpërndarë thirrjen ose kanë marrë pjesë në aksionin e dorëzimit.
Mesazhi i organizatorëve: Debati për shaminë nuk është vetëm çështje e veshjes, por prek edhe çështje të vetëvendosjes, lirisë fetare dhe të drejtave themelore.