Mickovski jep premtimin e madh: Ja sa do bëhet rroga në Maqedoni në vitin 2028… Kthehuni nga Gjermania dhe Italia
📈 MICKOSKI: PAGA MESATARE DERI NË VITIN 2028 SYNON T’I AFROHET SHIFRËS PREJ 1.000 EUROSH
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se treguesit ekonomikë dëshmojnë për zhvillime pozitive dhe se synimi i Qeverisë është që deri në fund të mandatit, paga mesatare të afrohet në 1.000 euro.
Sipas të dhënave që prezantoi, eksportet gjatë tetë muajve të parë të vitit kanë arritur në 5,74 miliardë euro, duke shënuar rritje prej 8,7%, ndërsa paga mesatare neto në muajin korrik ka arritur në 48.499 denarë.
“Një ekonomi që ecën përpara krijon vlera të reja dhe hap mundësi për një standard më të lartë jetese”, deklaroi Mickoski.