You dont have javascript enabled! Please enable it! MERZ me një Mesazh të fuqishëm për Evropën! Ja çka pritet të ndodhë...

MERZ me një Mesazh të fuqishëm për Evropën! Ja çka pritet të ndodhë…

Merz: “BE duhet të tregojë vetëbesim dhe forcë politike“

“Në një situatë komplekse ku fuqitë e mëdha po ndjekin hapur politikën e fuqisë, BE-ja duhet të shfrytëzojë forcën e saj“, tha sot kancelari gjerman, Friedrich Merz, në deklaratën e tij qeveritare në Bundestag. Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregojë vetëbesim dhe forcë politike — edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne po mësojmë tani se edhe të tjerët varen nga ne – jo vetëm ne prej tyre” tha Merz dhe shtoi se Evropa duhet mësohet ta përdore këtë, madje edhe duhet ta përdorë.

“Ne nuk duam t’ia ulim vlerat vetes”, tha Merz, duke shtuar se “BE‑ja ka 450 milionë banorë, pra 100 milionë më shumë sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sipas fjalëve të kancelarit, “një Evropë e bashkuar është për Gjermaninë garancia e vetme dhe garancia më e rëndësishme për të ardhmen e saj.“