You dont have javascript enabled! Please enable it! Mërgimtari Shqiptar ka një Mesazh për të gjithë Mërgimtarët në Zvicër

Mërgimtari Shqiptar ka një Mesazh për të gjithë Mërgimtarët në Zvicër

Vaxhid Xhelili poet, autor i disa librave të botuar, si dhe gazetar i “Bota Sot” në fillimet e saj bën thirrje për veprimtarët e mërgatës shqiptare në Zvicër, duke pyetur ku janë sot ata që kontribuan për çështjen kombëtare dhe për partitë politike.

Ai kritikon liderët që, sipas tij, shfrytëzojnë punën e mërgimtarëve, dhe i bën thirrje komunitetit të bashkohet, të lërë anash interesat personale dhe të vendosë përparësi Kosovës mbi gjithçka tjetër.

Shkrimi i plotë:

Ku janë veprimtarët e palodhur të mërgatës shqiptare në Zvicër?

Ku jeni ju, veprimtarë të LPRK-së, LDK-së, PVD-së, të Prosperitetit, të klubeve, shoqatave, fondeve, shkollave shqipe, dhe ju të gjithë veprimtarë të pavarur që e keni ndihmuar çështjen kombëtare aq sa keni ditur e aq sa keni mundur?

Ku jeni sot?

Pse heshtni përballë poshtërimeve që po na i bëjnë ata që u rritën me mundin tonë, me djersën dhe paratë tona?

Ju të gjithë e dini – siç e di edhe unë – se ne i vumë themelet e të gjitha partive politike, ose i ushqyem ato si nëna fëmijën, derisa u ngritën në këmbët e veta.

Por sapo u ngritën, nuk u mjaftoi ajo që u dhamë vullnetarisht. Filluan të na fusin dorën në xhep.

As kjo nuk u mjaftoi. Sot na shajnë, na përçajnë dhe na matin shqiptarizmin me kandarin e tyre të frikës dhe mjerimit.

Rrahman Paçarizi me sojin e vet guxon të na gjykojë, të na etikojë e të na ndajë, sikur historia të kishte nisur dje.

Ku janë mërgimtarët që në tavolinat e çështjes kombëtare derdhën gjithçka kishin?

Ku janë ata që i zbrazën kontot e tyre për Kosovën?