You dont have javascript enabled! Please enable it! Mërgimtari Shqiptar është humbur prej datës 22 Shkurt, Ja kush është ai...

Mërgimtari Shqiptar është humbur prej datës 22 Shkurt, Ja kush është ai…

Një shtetas shqiptar rezulton i humbur në Greqi që prej datës 22 shkurt.

Ervis Mbersi, 38-vjeç banues në Nikaia, Larisa, është larguar nga shtëpia më 22 shkurt.

Sipas mediave greke, ditën e djeshme makina dhe xhaketa e tij janë gjetur në Agiokampos. Ai ka flokë të shkurtër te zinj sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe me peshë normale.

Familjarët kanë frikë se jeta e tij mund të jetë në rrezik prandaj bëjnë thirrje për ndihmë.

Numrat e kontaktit:
+355683689363 ose +355695662716