You dont have javascript enabled! Please enable it! Mërgimtari nga Zvicra na pikëllon me disa fjalë zemre, Ja çka thotë për Vendlindjen

Mërgimtari nga Zvicra na pikëllon me disa fjalë zemre, Ja çka thotë për Vendlindjen

Mërgimi im
Në ’89-ën u nisa,
prindërit i kisha gjallë,motrën pranë zemrës.

Likova më përcolli me shpresë,
unë u nisa me lot.
Jetoj në Zvicër,

por jeta nuk jeton në mua.
Ditët më kalojnë mbi shpinë,
netët më bien mbi zemër.

Zvicra më mbajti trupin,
por koha m’i mori ata…
një nga një.

Unë larg,
ata nën dhe,
dhe malli që s’pushon kurrë.

Sot jetoj me kujtime,
flas me zëra që s’përgjigjen,
qaj për njerëz që s’më presin më.

Kur kthehem në pushim dera është e mbyllur,ata
nuk i kam pranë,më kan mbetur
vetëm varret dhe malli.