Shkruan Bajram Bay Zendeli: RASTI I XHAMISË BUHARA SULGEN – PIKAT QË KËRKOJNË SQARIM PUBLIK
Pa emocione. Pa akuza personale. Vetëm fakte dhe pyetje që kërkojnë përgjigje.
1. Roli administrativ i imamit
Imami paraqitet në status edhe si pjesë e kryesisë, duke ushtruar rol administrativ.
2. Statusi i xhamisë
– Statusi është përgatitur nga vet imami, jo nga këshilltarët apo kryesia
– Është nxjerrë në votim pa e parë xhemati
– Deri sot, nuk është dhënë në formë të shkruar për xhematin (vetëm në monitor)
3. Largimi i mualimës dhe Hausverbot
– Mualimja F. M. është larguar menjëherë pas statusit
– Është vendosur Hausverbot për anëtarë të xhamisë
– Mualimja është largua pa sqarim dhe shkak ose pse, ku ketu u mlodhen 150 ne shkrime peticion ato nuk i respektuan, qe cili ishte ta bojn kuvendin dhe kuvendi dot vendoste me vota per mualimen
4. Incidentet në xhami
– Janë raportuar rrahje të grave dhe burrave brenda xhamisë
(video ekziston ku shihen 40 gra me 40 burra duke u rrehur)
5. Punësimi dhe zëvendësimi
– Në vend të mualimës është punësuar bashkëshortja e hoxhës
– Zehra Memeti paguhet 1000 CHF
– Nuk është teologe
– Nuk ka miratim nga xhemati
– Gruaja e hoxhes pra mer ka 1000 fr per ti ndihmuar imamit per mësim besim dhe nuk eshtê zyrtarisht mualime
6. Rrjetet e ndikimit
– Përmenden struktura, rryma dhe rrjete ndikimi që lidhen me vendimmarrjen në xhami
7. Antarët nuk kanë drejt VOTE
– antarët nuk kanë përgjegjësi
– antarët nuk kanë kompetenca
-antarët vetëm duhet të PAGUAJNË antarsinë
Këto nuk janë çështje personale.
Janë çështje të drejtimit, transparencës dhe përgjegjësisë.
Xhemati ka të drejtë të dijë.
Transparenca nuk është opsion – është detyrim.