Zvicër, kosovari dënohet për abuzim seksual ndaj të birit dhe dëbohet për pesë vjet
Një shtetas i Kosovës është dënuar në Zvicër me 27 muaj burgim pasi është shpallur fajtor për abuzim ndaj djalit të tij të mitur, po rno grafi dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj tre fëmijëve të tij. Sipas dokumenteve gjyqësore, burri kishte masturbuar disa herë në prani të të birit, kishte kryer veprime seksuale ndaj tij dhe kishte tentuar ta detyronte të merrte pjesë në akte të tjera seksuale. Gjykata Federale e Zvicrës, më 14 tetor 2026, ka konfirmuar regjistrimin e dëbimit pesëvjeçar të tij në Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).
Sipas aktgjykimit 6B_476/2026, rasti është trajtuar nga gjykatat e
kantonit Ticino. Në vendimin fillestar të 25 korrikut 2023, kosovari
ishte shpallur fajtor për akte seksuale të përsëritura me fëmijë, pasi
kishte përfshirë djalin e tij, atëherë nën moshën 16-vjeçare, në
veprime të natyrës seksuale. Gjykata kishte konstatuar se ai ishte
masturbuar të paktën tri herë gjatë natës në prani të të birit.
Pas ankesave të palëve, Gjykata e Apelit dhe Rishikimit Penal e
kantonit Ticino, me vendimin e 31 janarit 2025, e kishte shpallur
fajtor edhe për veprime të tjera seksuale ndaj të njëjtit fëmijë. Sipas
aktgjykimit, burri kishte masturbuar djalin e tij deri në ejakulim dhe,
në një rast tjetër, i kishte kërkuar të miturit t’ia prekte organin , kërkesë të cilën fëmija e kishte refuzuar.
Gjykata kishte konstatuar gjithashtu se ai i kishte shfaqur të birit një
imazh po rnog rafik në telefon gjatë njërit prej abuzimeve
Përveç veprave seksuale ndaj njërit prej fëmijëve, gjykatat kishin
vërtetuar se i dënuari kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike
ndaj të tre fëmijëve të tij. Sipas vendimit, këto veprime kishin
ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë periudhës nga 1 janari 2014
deri më 31 mars 2021, duke përbërë shkelje të detyrës prindërore
për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve. Aktet seksuale, sipas
dokumenteve gjyqësore, ishin drejtuar ndaj njërit prej fëmijëve,
ndërsa dhuna fizike dhe psikologjike kishte prekur të tre.
Gjykata e Apelit ia kishte rritur dënimin në 27 muaj burgim, prej të
cilëve 21 muaj me kusht, me periudhë prove dyvjeçare, ndërsa pjesa
tjetër për vuajtje efektive, duke zbritur kohën e kaluar në
paraburgim. Gjithashtu, ishte urdhëruar dëbimi i tij nga territori
zviceran për pesë vjet. Dënimi penal dhe masa e dëbimit kishin
marrë formë të prerë përpara vendimit të fundit të Gjykatës
Federale.
Në shkurt të vitit 2026, Gjykata Federale kishte pranuar pjesërisht
një ankesë të kosovarit, por vetëm për mungesën e arsyetimit lidhur
me regjistrimin e dëbimit në sistemin Shengen. Çështja ishte kthyer
për rishqyrtim në gjykatën kantonale, e cila më 5 qershor 2026
kishte urdhëruar sërish regjistrimin. Kosovari e kishte kundërshtuar
këtë masë, duke pretenduar se nuk përbënte rrezik për rendin dhe
sigurinë publike.
Me vendimin e 14 tetorit 2026, Gjykata Federale e Zvicrës e ka
refuzuar ankesën, duke vlerësuar se përsëritja, natyra dhe
kohëzgjatja e veprave penale e justifikonin regjistrimin e dëbimit në
SIS. Atij i është refuzuar edhe ndihma juridike falas dhe është
obliguar të paguajë 1.200 franga shpenzime gjyqësore. Nga
dokumentet e publikuara nuk konfirmohet nëse i dënuari ndodhet
aktualisht në burg apo është kthyer në Kosovë. /Urgjent.com/