You dont have javascript enabled! Please enable it! “Me praktikantet bëmë treshe!” – Mjeku që turpëroi sistemin shëndetësor përfundon keq pas videos

“Me praktikantet bëmë treshe!” – Mjeku që turpëroi sistemin shëndetësor përfundon keq pas videos

Një rast tronditës është regjistruar në Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku mjeku Sinan Manjani është filmuar duke ngacmuar seksualisht një paciente, gjatë një bisede të regjistruar me kamerë të fshehtë në zyrën e tij.

Sipas pamjeve të siguruara nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, mjeku shihet duke e prekur pacienten dhe duke i bërë propozime me përmbajtje të hapur seksuale, si:

“Kam qejf të shkoj me ty…”

Pacientja kishte shkuar fillimisht në qendër për shkak të shqetësimeve shëndetësore, por vizita mori kthesë të papritur kur mjeku nisi ta ngacmonte me fjalë e më pas edhe fizikisht. Ai i rrëfeu se kishte pasur marrëdhënie intime me një infermiere dhe me praktikante të tjera, duke thënë:

“E çova me makinë… edhe bëmë treshe, si e binte treshe.”

Në momente të tjera, doktori dëgjohet duke ofruar raki dhe duhan për pacienten, ndërsa përpiqet të krijojë një situatë intime brenda zyrës, duke e mbyllur derën dhe duke i thënë:

“Po vari mo krin, e fus çelësin tani…”

Këto veprime kanë ngjallur indinjatë të madhe publike, duke detyruar Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) të ndërhyjë menjëherë.

Në një njoftim zyrtar, OSHKSH bëri të ditur se mjeku Sinan Manjani është liruar nga detyra me efekt të menjëhershëm, për shkak të “sjelljes që cenon rëndë etikën profesionale dhe dinjitetin njerëzor.”

Skandali ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa qytetarët kanë kërkuar hetim penal për ngacmim seksual në ambientet e një institucioni publik.