Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kastriot Berishës, një njeri i urtë, punëtor dhe i përkushtuar, i cili gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të familjes dhe mirëqenies së saj.
Kastrioti ishte shembull i sakrificës dhe i përkushtimit.
Që në rininë e hershme mori rrugën e mërgimit në Zvicër, duke lënë pas vendlindjen dhe dashurinë e familjes, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për më të dashurit e tij. Vitet e rinisë i kaloi larg atdheut, me mall e me mund, por kurrë nuk u dorëzua përballë sfidave. Me punë të ndershme dhe përkushtim të palëkundur, ai arriti të sigurojë dinjitet dhe stabilitet për familjen e tij.
Ai do të kujtohet gjithmonë si burrë me fjalë të matur, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice. Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër.
Në këto çaste të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha. Kujtimi për Kastriotin do të mbetet i gjallë në zemrat e atyre që e deshën dhe e çmuan.
U prehtë në paqe!
Për ceremonin e vorrimit , në koordinim të plotë me familjen do ju njoftojmë me kohë!