You dont have javascript enabled! Please enable it! Mbylli gruan në bodrum për të parë i qetë ndeshjen e futbollit, e pëson keq 64-vjeçari!

Mbylli gruan në bodrum për të parë i qetë ndeshjen e futbollit, e pëson keq 64-vjeçari!

Mbylli gruan në bodrum për të parë i qetë ndeshjen e futbollit, e pëson keq 64-vjeçari!

Një ngjarje e pazakontë është raportuar në Richmond, Virxhinia, ku një 64-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se lidhi bashkëshorten e tij në një karrige me shirit ngjitës, në mënyrë që të shihte i qetë një ndeshje futbolli.

Sipas New York Post, Terry Ward u arrestua pas një incidenti të ndodhur në banesën e çiftit, më 11 tetor. Gruaja u tha autoriteteve se bashkëshorti e kishte lidhur dhe e kishte lënë në bodrum për rreth 30 deri në 45 minuta.

Policët që mbërritën në vendngjarje konstatuan shenja të dukshme dhe mbetje të shiritit ngjitës në krahët e saj. Sipas dokumenteve të gjykatës, Ward pranoi para autoriteteve se e kishte kryer këtë veprim.

64-vjeçari përballet me akuza për rrëmbim dhe dhunë ndaj një familjari. Ai pritet të paraqitet në gjykatë më 10 nëntor, ndërsa çështja do të vijojë sipas procedurave ligjore.