Një lajm shumë i mirë për fshatin tonë. Shkruan faqja “Llojani Vendlindja Ime”
Afrim Abyli nga Llojani i cili jeton dhe punon në Graz të Austris, në fillim të këtij viti ka përfunduar me sukses doktoraturën në Mjekësi Molekulare (PhD në Molecular Medicine and Inflammation).
Një rrugëtim i gjatë me shumë punë, përkushtim dhe sakrificë që u kurorëzua me sukses. Këto arritje nuk vijnë lehtë dhe janë krenari jo vetëm për familjen por edhe për gjithë Llojanin.
Llojanit po i shtohen njerëz me arritje të mëdha që po na bëjnë krenarë kudo që ndodhen. Suksese të tilla janë dëshmi se vendi ynë gjithmon ka pasë njerëz të suksesshëm dhe vazhdojnë të dalin profesionistë që arrijnë lart me punë dhe vullnet.
Afrimi ka faleminderuar nga zemra familjen dhe të gjithë dashamirët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj kohe, ai tani ushtron detyrën e Drejtorit Shkencor në qendren për studime medicinale (Departmenti i Biologjis Molekulare) pran Universitit të Mjekësis në Graz.
Ne Stafi i Faqes Llojani vendlindja ime i dërgojmë urime të sinqerta për këtë arritje të madhe duke i uruar suksese të tjera në rrugën profesionale. 👏