You dont have javascript enabled! Please enable it! Madhështore/ 19 vjeçari me origjinë Shqiptare fiton zgjedhjet në Gjermani !

Madhështore/ 19 vjeçari me origjinë Shqiptare fiton zgjedhjet në Gjermani !

19-vjeçari me origjinë nga Kosova është zgjedhur anëtar i asamblesë në Bad Homburg

Murat Avdyli, i lindur më 23 shtator 2006 në fshatin Dobroshec të Drenasit dhe i rritur në Gjermani, ka fituar mandatin në zgjedhjet e mbajtura më 25 mars 2026, si kandidat i CDU-së, duke siguruar 8.722 vota.
Bad Homburg ka rreth 54.000 banorë dhe rreth 32.000 votues me të drejtë vote.

Murat Avdyli është shpërngulur në Gjermani në moshën 4-vjeçare. Ai ka ndjekur shkollimin në Gjermani, ku ka përfunduar maturën në Kaiserin-Friedrich-Gymnasium dhe aktualisht është student në Frankfurt School of Finance.
Përveç angazhimit politik, ai ka qenë aktiv edhe në organizatat rinore të CDU-së.
Zgjedhja e tij shihet si një shembull i integrimit të suksesshëm të diasporës shqiptare në jetën politike dhe institucionale në Gjermani.