Lot e Dhimbje/ Humb jetën tragjikisht njeriu i dashur dhe puntor nga fshati Debresh i Gostivarit…
Me pikëllim të thellë morëm lajmin se në moshën 64-vjeçare ka ndërruar jetë Nexhmedin Memedi nga fshati Debresh.
I ndjeri njihej si një aktivist i përkushtuar qytetar dhe dashamir i madh i vendlindjes së tij. Për vite me radhë ai shërbeu si kryetar i Bashkësisë Lokale të Debreshit, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit.
Nexhmedin Memedi ishte gjithashtu luftëtar i UÇK-së, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me angazhimin dhe sakrificën e tij për çështjen kombëtare.
Largimi i tij nga kjo jetë përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë, bashkëfshatarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe vlerësuan veprën e tij.
Redaksia jonë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Memedi, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të Debreshit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Nexhmedin Memedin