You dont have javascript enabled! Please enable it! Lëshon pe Edi Rama, merr këtë vendim

Lëshon pe Edi Rama, merr këtë vendim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, kësaj radhe pas thirrjes së disa organizatave të shoqërisë civile.

Rama u kërkon që të distancohen qartë nga dhuna dhe keqpërdorimi i të miturve.

Postimi i Edi Ramës:

Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty. E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore. Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës! Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi – nga dhuna dhe manipulimi! Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit. Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte