You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajmi i fundit/ Ja detajet e reja nga ngjarja e rëndë në Aargau

Lajmi i fundit/ Ja detajet e reja nga ngjarja e rëndë në Aargau

🚨 ZHVILLIM I RI NGA AARAU: VIKTIMA ËSHTË 22-VJEÇARE, PESË TË PLAGOSURIT 24–27 VJEÇ

Policia Kantonale e Aargaut ka publikuar të dhëna të reja për viktimat e të shtënave në festivalin tekno në Aarau.

Një 22-vjeçare humbi jetën, ndërsa pesë persona të tjerë – katër burra dhe një grua, të moshës 24 deri në 27 vjeç – mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital. Disa prej tyre kanë pësuar plagë të rënda.

Kërkimi për autorin ose autorët vazhdon. Deri tani policia nuk ka njoftuar për arrestime dhe motivi i sulmit mbetet i panjohur.

Hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjes vazhdojnë.

📌 Bilanci zyrtar deri tani: 1 e vdekur dhe 5 të plagosur.