You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajmi i fundit/ Ja çka po ndodh sot në kufirin e Maqedonisë...

Lajmi i fundit/ Ja çka po ndodh sot në kufirin e Maqedonisë…

Një kolonë e gjatë makinash është vërejtur këtë mëngjes në pikën kufitare Bogorodicë, në dalje nga Maqedonia drejt Greqisë.

Sipas pamjes së bërë rreth orës 6:45, një numër i madh makinash janë radhitur në disa kolona dhe presin për të kaluar kufirin, njofton Pa Censurë.

Frekuenca e rritur pritet në periudhën e fundjavës së zgjatur, kur shumë qytetarë nisen drejt bregdetit grek, ndërsa presion shtesë krijon edhe ndërrimi i turistëve.

Shoferët që sot udhëtojnë drejt Greqisë këshillohen të kenë durim dhe, para nisjes, të kontrollojnë gjendjen aktuale të pikave kufitare, transmeton Pa Censurë