LAJMI I FUNDIT/ Humb jetën edhe e dyshuara për vr asjen e dyfishtë në Podujevë
Ardita Gashi, e dyshuara për vr asjen e dyfishtë në Majac të Podujevës, ka vdekur në QKUK.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka mësuar se vd ekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në Emergjencë, ku e njëjta po trajtohej pasi u vetpI agos mbrëmë.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë edhe gruaja e xhaxhait të saj, Miradije Gashi, të cilën Ardita e qëlloi me ar më të dielën.
I vdekur në këtë rast tragjik ka mbetur edhe i dashuri i të dyshuarës, Ilaz Brahimi, raporton Klankosova.tv
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot deklaroi se motivi i incidentit akoma nuk dihet. /Klankosova.tv