Arrihet marrëveshje për Groenlandën!
Amerika dhe Danimarka kanë arritur marrëveshje për sigurinë e Groenlandës, njofton Presidenti Trump. Pala daneze njofton se shansat janë shumë të mira për marrëveshje përfunditmare, të cilën palët e quajnë historike!
Marrëveshja e re strategjike parashikon që Amerika të mbajë kontrollin e përhershëm të sigurisë në këtë ishulli arktik. Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se, pa miratimin e SHBA-së, asnjë rival si Kina apo Rusia nuk do të mund të krijojë atje ndonjë bazë ushtarake apo të bëjë investime të mëdha në Groenlandë.
Marrëveshja është përshëndetur edhe nga Kryeministrja daneze Mette Frederiksen si dhe kryeministri i Groenlandës Jens-Frederik Nielsen. Ata thonë se marrëveshja do të forcojë sigurinë e ishullit dhe është “në dobi të të gjithëve”.
Marrëveshja është arritur pas shumë muajsh të tensionve dhe debateve mes Danimarkës, BE dhe SHBA për rëndësinë strategjike të Arktikut.
Trumki kërcënonte në fillim me aneksion, por pas kundërshtimeve të Danimarkës dhe BE ka pranuar të bisedojnë dhe kanë arritur këtë marrëveshje.
Bashkimi Evropian ka rritur ndërkohë investimet në Groenlandë me qindra milionë euro, duke e konsideruar territorin kyç për sigurinë dhe interesat gjeopolitike në rajon.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet javën e ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.