Aksident i rëndë në aksin Kërçovë–Gostivar, tre persona të lënduar
Më 18 nëntor 2025, rreth orës 12:50, në DPB Gostivar është raportuar një aksident i rëndë trafiku në rrugën Kërçovë–Gostivar, në afërsi të kryqëzimit të Mavrovës.
Sipas të dhënave të para, një automjet tip Mercedes me targa gjermane, i drejtuar nga I.R. (39) nga Kërçova…
Ai ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në mes të rrugës. Si pasojë, shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore.
Lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë: një vajzë 14-vjeçare nga fshati Strelec i Kërçovës dhe A.V. (24) nga Rumania.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e DPB Gostivar, të cilat kanë kryer ekspertizën e plotë të aksidentit. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan në rrokullisjen e automjetit.