You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm Tronditës/ Shkolla e Mesme Ekonomike jep lajmin e zi për vdekjen e nxënësit të vitit të parë

Lajm Tronditës/ Shkolla e Mesme Ekonomike jep lajmin e zi për vdekjen e nxënësit të vitit të parë

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit tonë të dashur, Elion Beqiri, nga klasa I-7 në Tetovë

“Ne deshëm të të përcillnim ndër vite, të të shihnim të rriteshe, të ndiqje ëndrrat e tua e të ndërtoje të ardhmen që të priste… Por jeta paska shkruar ndryshe. U largove shumë herët…
Elion kujtimi yt do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes sonë shkollore.”

Në këto çaste të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e deshën Elionin. Zoti i dhëntë familjes forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

🕊️ Varrimi i të ndjerit bëhet nesër, pas namazit të drekës.

U prehsh në paqe, Elion! 🖤

Me dhimbje,
Kolektivi i shkollës