🇨🇭 Pavarësisht luftërave, tensioneve gjeopolitike, tarifave amerikane dhe pasigurisë që po rëndon mbi ekonominë globale, tregu zviceran i punës vazhdon të dëshmojë qëndrueshmëri.
💰 Sipas një sondazhi nga Qendrës për Kërkime Ekonomike pranë Universitetit Teknik ETH Zürich (KOF) me rreth 3,500 kompani private, pagat në Zvicër pritet të rriten mesatarisht me 1.2 për qind gjatë vitit 2027. Me inflacionin e parashikuar në vetëm 0.5 për qind, punonjësit mund të përfitojnë një rritje reale të pagave prej rreth 0.7 për qind, duke forcuar edhe fuqinë e tyre blerëse.
🏗 Rritjen më të madhe pritet ta shënojë sektori i ndërtimit, i nxitur nga ecuria pozitive dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar.
📈 Megjithatë, sindikatat vlerësojnë se rritjet e paralajmëruara nuk janë të mjaftueshme dhe kërkojnë paga më të larta përballë kostos së jetesës dhe rreziqeve të reja ekonomike.