You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i Trishte: Ndahet nga jeta në moshë të hershme pronari i HAK BUS

Lajm i Trishte: Ndahet nga jeta në moshë të hershme pronari i HAK BUS

NJOFTIM: Të All-llahut jemi dhe tek Ai do kthehemi.

Sot u nda nga jeta miku jonë Memet Zenuni (pronari i Hak Bus)

Zoti i’a falt Xhennetin dhe familjes sabrin.

Varrimi bëhet sot pas namazit të ikindisë!

Çdo pjesmarje ështe respekt nga ne dhe sevap prej nesh për familjen dhe të ndjerën (rahmetlien).

-Disa mësime rreth xhenazes:

I Dërguari Zotit ka thënë:
•••”Kush përcjell xhenazen derisa të falet namazi, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që e përcjell derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate.”
Të pranishmit thanë: “Ç’janë dy kirate?”
Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha.”

•••Muslimani ndaj muslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kërkimin e shëndetit për ata që teshtijnë.”

•••Kushdo që vdes prej muslimanëve dhe në faljen e xhenazes së tij marrin pjesë dyzet vetë, të cilët nuk i bëjnë shok (shirk) All-llahut, vërtet All-llahu do ta pranojë shefatin e tyre.”