LAJM I RENDESISHEM/ Gjermania sot merr Vendimin e Rëndësishëm, Ja çka pritet të votohet…
Sot priten disa vendime shumë të rëndësishme në Bundestag
Në Bundestag do të votohet për futjen e shërbimit ushtarak, ku djemtë e brezit që dalin nga gjimnazi dhe shkollat tjera të mesme duhet të plotësojnë një formular në bazë të së cilit pastaj vendoset nëse dikush do të rekrutohet për ushtri apo jo.
Ndërsa vajzat e reja nuk e kanë për obligim por mund ta plotësojnë nëse duan. Në shumë qytete janë paralajmëruar protesta të nxënësve kundër këtyre planeve. Gjermania ka rreth 181.000 ushtarë, por i duhen edhe rreth 60.000 ushtarë të tjerë…
Në Bundestag do të votohet po ashtu edhe për paketën e pensioneve ku ka probleme shumë të mëdha me sigurimin e votave, sepse të rinjtë e Unionit CDU/CSU janë kundër. Kjo do të thotë se mund të ketë probleme serioze në koalicion.
Me detajet do t’ju njoftojmë gjatë ditës…