You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i rëndë nga ITALIA/ 2 të rinj Shqiptar humbin jetën në Aksident...

Lajm i rëndë nga ITALIA/ 2 të rinj Shqiptar humbin jetën në Aksident…

Tragjedi në Bergamo – Tre të vd ek ur në një ak sid ent të rëndë, mes tyre dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mëngjesin e së dielës, më 9 nëntor 2025, përgjatë unazës jugore të Bergamos, pranë zonës së Stezzano-s, ku humbën jetën tre persona, mes tyre dy të rinj shqiptarë.

Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç, dhe Denis Cana, 21 vjeç, të cilët udhëtonin me një Mercedes CLA 220, si dhe Oscar Angioletti, 62 vjeç, drejtuesi i një Citroen Berlingo të bardhë.

Sipas hetimeve paraprake të karabinierisë, Mercedes-i i drejtuar nga Sala po tentonte të parakalonte një automjet Hyundai, ku ndodheshin dy gra, të cilat pësuan vetëm lëndime të lehta. Gjatë manovrës së parakalimit, makina doli në korsinë e kundërt dhe u përplas me forcë ballë për ballë me furgonin që drejtohej nga Angioletti, ku udhëtonte edhe vëllai i tij 64-vjeçar, aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin “Papa Giovanni XXIII” të Bergamos.

Hetuesit thonë se manovra e parakalimit ishte e ndaluar, pasi u krye në një segment rruge me vijë të dyfishtë të plotë dhe dukshmëri të kufizuar. Pikërisht në të njëjtën zonë, në shkurt të vitit 2025, kishte humbur jetën edhe 33-vjeçari Gianluigi Cattaneo, në një aksident me rrethana të ngjashme.

Clinton Sala dhe Oscar Angioletti humbën jetën në vendngjarje, ndërsa Denis Cana ndërroi jetë disa orë më vonë në spital, pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë karabinieria, zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës, të cilët punuan për orë të tëra për të nxjerrë trupat nga mjetet e shkatërruara dhe për të normalizuar qarkullimin, që u ndërpre për disa orë.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shpejtësinë e automjetit dhe rrethanat e sakta të përplasjes.