You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i mirë për vendin ku jetojnë e punojnë edhe qindra mijëra shqiptarë (ZVICREN)

Lajm i mirë për vendin ku jetojnë e punojnë edhe qindra mijëra shqiptarë (ZVICREN)

Lajm i mirë për vendin ku jetojnë e punojnë edhe qindra mijëra shqiptarë.

Pas grindjeve goxha serioze, Zvicra më në fund ka arritur një marrëveshje me Amerikën për tarifat, pasi që Trumpi kishte vënë tarifa të larta kundër helvetikëve.

Ministrit zviceran i Ekonomisë, Guy Parmelin, ishte dukshëm më i relasuar kur shpalli arritjen e marrëveshjes. “Tani është e qartë. Pas negociatave intensive, Zvicra ka siguruar një tarifë prej 15 përqind nga SHBA-ja, një të ashtuquajtur tarifë gjithëpërfshirëse.”

Më parë Trumpi kishte vënë tarifë për 39 përqind – një nga normat më të larta në botë.

Ndërsa me tarifat e tanishme, Zvicra vendoset në një pozitë të barabartë me konkurrentët e saj të Bashkimit Evropian, thotë Parmelin.

Zvicra ka premtuar edhe miliarda investime në SHBA. Parmelin tha se ekonomia zvicerane angazhohet të bëjë investime prej 200 miliardë dollarësh amerikanë në SHBA gjatë viteve të ardhshme.

Ndërsa qeveria e Zvicrës kumtoi: “Faleminderit, President Trump, për angazhimin tuaj konstruktiv”. /Bahri Cani