Lajm i mirë për Mërgimtarët në Gjermani: Ja çka do të ndodhë prej datës 1 MAJ…
Gjermani:
Ulja e taksës së karburantit më 1 maj?
Ulja e planifikuar e taksës së karburantit, të cilën e propozon qeveria e kancelarit Friedrich Merz, do të realizohet shumë shpejt, njoftojnë mediat gjermane.
Sipas fjalëve të përfaqësuesit të grupit parlamentar CDU/CSU, Steffen Bilger, pritet që për këtë çështje të bëhet fjalë gjatë kësaj jave në Bundestag.
Procesi mund të përfundojë në një seancë të planifikuar të jashtëzakonshme të Bundesrat-it më 24 prill. Ulja e taksave mund të hyjë në fuqi që më 1 maj, shpjegoi Bilger.