Lajm i mirë për Maqedoninë, nuk do ketë veto për në BE? Kërkesë e 11 vendeve, mes tyre Gjermania e Franca!
Njëmbëdhjetë vende anëtare të Bashkimit Evropian kërkojnë që të shqyrtohet mundësia që vendimet në politikën e jashtme të merreshin me shumicë të kualifikuar në vend të unanimietit, me qëllim që të tejkalohen vetot “penguese” që në vitet e fundit bllokojnë veprimet e BE-së.