PASAPORTA GJERMANE: PO VJEN NJË “SHTRËNGIM” I RREGULLAVE?
Partia në pushtet, CDU, gjatë kongresit të saj në Shtutgart (2026), ka propozuar disa ndryshime që mund të prekin të gjithë ata që synojnë nënshtetësinë gjermane. Pas një periudhe ku rregullat u lehtësuan, duket se po kthehet “dorë e fortë”.
Çfarë po propozohet konkretisht?
Nga 5 në 8 vjet: Koha minimale e qëndrimit në Gjermani për të aplikuar për pasaportë mund të rritet sërish. Propozimi kërkon që të presësh 8 vite (ashtu siç ishte dikur) dhe jo 5.
Vlerat Demokratike nën “lupë”: Autoritetet do të jenë shumë më strikte në kontrollin e aplikantëve. Duhet dëshmuar me vepra dhe qëndrime përkushtimi ndaj vlerave të shtetit gjerman.
Certifikatat e Gjuhës: Pas disa skandaleve me certifikata false, kontrollet do të ashpërsohen. Çdo dyshim për mashtrim mund të çojë në refuzim të menjëhershëm dhe deri në proçes gjyqësor apo në deportim nga vendi në raste eksterme.
Një rishikim i shpejtë i historisë: Në vitet e fundit, Gjermania kaloi një reformë që i bëri procedurat më të shpejta, duke lejuar edhe dyshtetësinë. Mirëpo, CDU (e cila historikisht ka qenë më konservatore ndaj emigracionit) tani po kërkon të kthejë një pjesë të rregullave të vjetra, duke argumentuar se nënshtetësia duhet të jetë “kurora” e një integrimi të plotë dhe jo thjesht një procedurë administrative.
E RËNDËSISHME: Këto janë vetëm propozime. Që të bëhen ligj, ato duhet të kalojnë në Bundestag dhe Bundesrat. Pra, për momentin asgjë nuk ka ndryshuar zyrtarisht, por “era” po fryn drejt rregullave më të rrepta.
Nëse jeni në proces aplikimi, nxitoni dhe sigurohuni që dokumentacioni juaj (sidomos certifikatat e gjuhës) të jetë 100% i rregullt!