Korridori 8, i paraparë të lidhë Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, gjegjësisht Detin e Zi me Detin Adriatik rrezikon të mbetet i papërfunduar deri në kufirin e Qafë Thanës, pasi projekti aktual përfundon në Ohër. Sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, arsyeja kryesore është statusi i zonës si e mbrojtur nga UNESCO, çka paraqet pengesë për realizimin e punimeve. Megjithatë ai tha se po punohet për tu gjetur zgjidhje.
Për pjesën tjetër të autostradës kryeministri tha se po i përfundojnë me sukses projektet e filluara dhe të pa përfunduara nga qeveritë e kaluara.
“Ne i përfundojmë punët. Ne thamë se kemi shumë probleme për shkak të politikave të gabuara dekada më parë. Kemi resurse të kufizuara dhe po definojmë prioritet dhe në bazë të prioriteteve i zgjidhim ata probleme, me rëndësi është se nuk sjellim probleme të reja dhe nuk krijojmë trashëgimi të keqe për gjeneratat pas nesh”, shtoi Hristijan Mickoski – kryeministër i RMV-së.
Ndryshe Korridori 8 është një nga korridoret paneuropiane që kalon nga portet shqiptare në Durrës dhe Tirana, përmes Maqedonisë së Veriut dhe më tej drejt Sofjes dhe porteve bullgare në Detin e Zi. Ky korridor konsiderohet strategjik për integrimin ekonomik të rajonit dhe për mobilitetin logjistik në Ballkan.