You dont have javascript enabled! Please enable it! Lajm i keq për ju që doni të bleni Banesë në Maqedoni, ja sa kushton tani m2

Lajm i keq për ju që doni të bleni Banesë në Maqedoni, ja sa kushton tani m2

Çmimet e pasurive të paluajtshme në Shkup vazhdojnë të rriten, por me një ritëm më të ngadalshëm krahasuar me periudhën e mëparshme.

Banka Popullore ka publikuar të dhënat më të fundit për çmimet e banesave në tremujorin e dytë të vitit 2026. Sipas këtyre të dhënave, gjatë tremujorit të dytë çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 13,3% në baza vjetore, ndërsa krahasuar me tremujorin e parë, rritja është 5,5%.

Çmimi i banesave për metër katror: Gostivar 1100-1500 euro m2. Shkup 1500-2000 euro m2

“Indeksi i çmimeve të banesave, i cili i referohet vetëm territorit të qytetit të Shkupit dhe llogaritet mbi bazën e çmimeve të shpallura për shitje, e jo të çmimeve të realizuara në transaksione, në tremujorin e dytë të vitit 2026 shënon rritje.

Në baza tremujore, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 5,5%, ndërsa rritja vjetore vazhdon të ngadalësohet dhe arrin në 13,3%, kundrejt 16,6% në tremujorin paraprak”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.(INA)