940 miliardë euro humbjet e ekonomisë gjermane nga krizat
Krizat e fundit e kanë kushtuar ekonominë gjermane jashtëzakonisht shumë, pohon Instituti Ekonomik Gjerman (IW), sipas së cilit kostot ekonomike të krizave në gjashtë vitet e fundit, pra nga viti 2020 deri më tani, janë rreth 940 miliardë euro në produktin e brendshëm bruto (PBB).
Kjo korrespondon me një humbje të vlerës së shtuar prej mbi 20,000 eurosh për çdo punonjës, si rezultat i pandemisë së koronavirusit, efekteve të luftës ruse kundër Ukrainës dhe politikave konfrontuese me tarifat e SHBA-së.
Sipas llogaritjeve, një e katërta e kësaj shume totale i atribuohet vitit të kaluar, pra vitit 2025, kur ka pasur mosmarrëveshje shumë të mëdha me tarifat tregtare të administratës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Në studim thuhet se kjo dekadë është shënuar nga tronditje të jashtëzakonshme, të cilat tejkalojnë ndjeshëm nivelin e barrës së krizave të mëparshme.
Sipas llogaritjeve, kostot ekonomike të periudhës së stagnimit nga viti 2001 deri në vitin 2004 arritën në rreth 360 miliardë euro, ndërsa kriza e tregut financiar e viteve 2008/2009 rezultoi me një humbje të vlerës së shtuar prej rreth 525 miliardë eurosh.