Lajm i hidhur: Ndërron jetë në moshë të re Mjekja e njohur Shqiptare
Me hidhërim të thellë morëm vesh ndarjen nga jeta të Doktoreshë Kristina Laska, një emër i respektuar i mjekësisë veterinare dhe një figurë me kontribut të çmuar në shërbimin veterinar.
Doktoreshë Kristina Laska kontribuoi për vite me radhë në krijimin dhe strukturimin e klinikes dhe farmacis veterinare “Laska”,dhe ishte pjes e grupit të punës për “stacionet veterinare” në nivel kombëtar , duke i shërbyer profesionit me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm.
Ajo la gjurmë të rëndësishme në asistencën veterinare, kujdesin ndaj fermave blegtorale dhe mbështetjen profesionale për fermerët.
Dashurinë dhe përkushtimin për mjekësinë veterinare e trashëgoi te djali i saj, Dr. Ridian Laska, i cili vijon me dinjitet rrugën profesionale të saj.
Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Laska, të afërmit dhe kolegët.
U prehsh në paqe, Doktoreshë e nderuar.