Lajm i gëzueshëm nga Klinika e fëmijëve! Femijet, Me buzëqeshjen dhe kuriozitetin e tyre të pafund, na rikujtojnë se çdo ditë është një mundësi e re për të qenë i lumtur dhe për të dashur pa kushte.
Meidani fiton betejën e tij të vështirë!
Zilja e fitores përsëri kumbulloi që të gjithë të dëgjojnë se heroi ynë Mediani i guximshëm fitoi betejën e tij të vështirë.
Medianit i urojmë shëndet të plotë dhe një fëmijëri të lumtur!
Fëmijët janë drita dhe shpresa e jetës sonë. Ata sjellin gëzim të pastër, të çiltër, që të bën të harrosh lodhjen dhe brengat e përditshme. Me buzëqeshjen dhe kuriozitetin e tyre të pafund, na rikujtojnë se çdo ditë është një mundësi e re për të qenë i lumtur dhe për të dashur pa kushte.
Fëmijët na mësojnë të jemi më të mirë. Durimi, përgjegjësia, dashuria e vërtetë – të gjitha i zbulojmë përmes tyre. Duke i rritur, ne rritemi vetë; duke i mbrojtur, forcojmë zemrën tonë. Ata janë pasqyra ku shohim versionin më të ndershëm dhe më të butë të vetes.