🚨 LAJM I FUNDIT – DY PERSONA GJENDEN TË VDEKUR BRENDA TË NJËJTËS MBRËMJE
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kumanovo gjatë mbrëmjes së djeshme.
🔴 Sipas raportimeve, dy burra nga Kumanova, 57 dhe 47 vjeç, janë gjetur të vdekur në dy raste të ndara. Njëri u gjet rreth orës 19:46 në një automjet të parkuar në oborrin e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa tjetri rreth orës 22:54 në një shtëpi familjare në qytet.
👮♂️ Policia ka kryer këqyrjen në të dy lokacionet, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat janë dërguar për autopsi, e cila pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
⚠️ Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjeve.
📲 Kumanovë ALnews – ndiqni faqen për informacionet e fundit nga Kumanova dhe rrethina.