Pushoni te qete babe e bir larte ne qiell🤲
Me dhimbje te thelle morra lajmin per ndarje nga jeta te mikut tone Ismailit ne moshen 50 vjeçare.
Kjo humbje e rende ka tronditur zemrat e te gjitheve qe e njohen dhe e vleresuan per njeriun qe ishte.
Dhimbja behet edhe me e rende kur kujtojme se kjo familje e sprovuar ka kaluar nje plage te hapur vetem dy vite me pare me humbjen e Miranit birit te tyre te vetem ne moshen 24 vjeçare i cili gjendej ne prag te marteses 🥲
Shuarja e kesaj familje eshte nje barre qe fjalet mezi e pershkruajne, nje dhimbje qe prek thelle shpirtin, dhe qe kerkon shume force per t’u perballuar.
Ne keto momente te veshtira pranoni ngushellimet e mia te sinqerta. Ju qendroj pran me mendje dhe zemer, duke ju uruar force durim, dhe ngushellime ne keto dite zie.
Ismaili u prehte ne paqe, ndersa kujtimi i tij dhe i birit te tij do te mbeten gjithmone te gjalle ne zemrat e atyre qe i deshen.
Me respekt dhe dhimbje te sinqerte🥲