You dont have javascript enabled! Please enable it! Ky është vendimi që Haga mori për Thaçin dhe të tjerët

Ky është vendimi që Haga mori për Thaçin dhe të tjerët

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se janë është marr vendim të ndyshohen disa prej afateve të vendosura në rastin e dytë kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve sa i përket akuzave për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë.

Specialja në një njoftim ka bërë të ditur se afati për mocionet e mbrojtje për rrëzim të akuzave duhet të paraqiten deri më 23 mars, derisa ZPS-ja ka kohë vetëm dy ditë për t’iu përgjigjur atyre.

Për të njëjta, gjyqtari ka hapësirë vetëm dy ditë për të marrë një vendim për mocionet.

Deklaratat e hapëse të mbrojtjes do të nisin më 7 prill 2026 dhe më pas do të ketë kohë deri me datën 24 prill për dëgjimin e dëshmitarëve të mbrojtjes.

Më 13 mars 2026, ZPS-ja paraqiti një njoftim për mbylljen e çështjes së saj.