You dont have javascript enabled! Please enable it! Ky është Plaku nga fshati Trebosh i cili paratë e Haxh-it i dha për Universitetin e Tetovës

Ky është Plaku nga fshati Trebosh i cili paratë e Haxh-it i dha për Universitetin e Tetovës

Portali Makinfo ka sjellë historinë e Sulejman Abduramanit nga fshati Trebosh, i cili në vitet e para të themelimit të Universitetit të Tetovës dhuroi paratë që kishte kursyer për Haxh, për të ndihmuar universitetin shqiptar.

Sipas familjarëve, ai vendosi arsimin dhe të ardhmen e brezave shqiptarë mbi interesin personal.

“Me zemër të madhe, ai dhuroi edhe paratë e dedikuara për Haxh për Universitetin e Tetovës, duke e vendosur arsimin e popullit mbi çdo interes personal”, ka shkruar djali i tij, Mujdin Abduramani.

Universiteti i Tetovës, i themeluar në vitin 1994, konsiderohet institucioni i parë i arsimit të lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut dhe simbol i rezistencës për të drejtën e arsimit shqip.

Historia e Sulejman Abduramanit po vlerësohet si një shembull i rrallë sakrifice dhe përkushtimi ndaj kombit dhe dijes.