Një kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku sot në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Sipas policisë finlandeze, një veturë është përplasur me një motoçikletë gjatë ndërrimit të korsisë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka vdekur në vendin e ngjarjes
Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
Sipas autoriteteve, drejtuesi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë të mjetit nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të rëndë të vdekjes nga pakujdesia.
Ndërkohë, familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi.
Njoftimi:
Familjare miqë dashamire.
Sot morem lajmin me te kobshem per familjen tone. Vllau yne
Mehmet (Shaban) Gashi nderroj jet ne moshen 54 vjeqare pas nje aksidenti ne Finlande.
I perjetshem do jete kujtimi per te.
Per detajet te varrimit do ju njoftojme me kohe.