You dont have javascript enabled! Please enable it! Ky është Klubi i Motoristave Shqiptarë në Zvicër, njër ndër Klubet më të fuqishme...

Ky është Klubi i Motoristave Shqiptarë në Zvicër, njër ndër Klubet më të fuqishme…

BIOGRAFIA E KLUBIT MOTORISTAT
Të flasësh për historikun e klubit motoristik “Shqiponjat ” nuk duhen shumë fjalë, por të përshkruash dëshirën për formimin e këtij klubi fjalët janë të pakëta. Edhe pse themelimi i klubit “Shqiponjat” daton prej vitit 2003, duhet të cekët se është dashur një punë grandioze për të arritur deri tek themelimi. Duke parë kërkesën dhe nevojën për një organizim të tillë, poashtu duke parë rininë dhe motoristat që bredhnin rrugëve pa fund të Zvicrës sikurse Shqiponjat pa fole, lindi ideja për formimin e një klubi të tillë.

Qëllimi i këtij klubi është që të afrojë sa më tepër rininë nëpërmjet organizimeve dhe takime të shpeshta, defile të ndryshme me motora. Përgjatë aktivitetve shtrohen biseda të ndryshme, aq sa ju kanë lakmi edhe moshatarët e vendit ku veprojnë.

Qëllimi i këtij klubi është që të afrojë sa më tepër rininë nëpërmjet organizimeve dhe takime të shpeshta.

Sali Veseli
Kryetar nderi

Procesi i anëtaresimit në Klubin kombëtar Shqiptar të motoristëve SHQIPONJAT
Per te u anetaresuar ne Klubin kombetar Shqiptar te Motristeve SHQIPONJAT, te interesuarit duhet te ndjekin proceduren sie me posht.

Personi i nacionaliteti shqiptar shpreh interesimin për anëtaresim.

Personi lexon me vëmendje statutin e klubit “SHQIPONJAT” dhe pajtohet me nenet e publikuara në statut.
Personi kërkesën për anëtarësim e dergon permes E-Mail info@motoristat.ch ose plotësimit te formularit, (Formulari do te publikohet se shpejti).

Pasi të keni plotësuar kërkesën për anëtarësim, sipas adreses tuaj, nga Kantoni ku ju jetoni, do te kontaktoheni nga përfaqësuesi rajonal, i Kantonit perkates.
Përfafqesuesi rajonal, ju dorezon Formularin për plotësimin me detajet për te dhenat personale si dhe për porosin e garderobës.

Nga përfaqësuesi ju pranoni Rregulloren e klubit te cilen e lexoni dhe pajtoheni me rregullat duke nenshkruar formular.
Garderoba juaj porositet nga perfaqesuesi dhe ju brenda nje afati te caktuar e pranoni ate.
Jeleku i klubit ju dorezohet solemnisht ne darken e fundvitit. Ate nuk mund te e pranoni me heret perveq ne raste te veqanta, pasi te keni kaluar se paku deri 3 muaj dhe nese kerkohet pjesmarrja e juaj ne evente apo turne te veqanta me interes per klubin.